Shpulla dhe të qara! Beckham zihet keq me të dashurën në Kanë

26 maj 2019 | 13:26

Brooklyn Beckham dhe Hana Cross nuk e kanë shmangur zënkën e tyre të radhës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Sipas “The Sun”, çifti i ri po shijonte një drekë dhe po pinte shampanjë në hotelin “Martinez”, kur shpërtheu debati.

20-vjeçari dhe e dashura e tij 22-vjeçare janë ndarë nga njëri-tjetri vetëm pasi ndërhynë rojet e sigurisë. Dëshmitarët janë shprehur për median prestigjioze britanike se Hana u përball me Brooklyn duke e qëlluar me shpullë dhe se më pas dëgjuan ulërima dhe të qara.

Marrëdhënia e tyre, e cila është komentuar së tepërmi për shkak të debateve të këtij lloji në publik, besohet se ka shkaktuar tepër shqetësim tek David dhe Victoria Beckham.“Nuk është çudi që ata shqetësohen seriozisht për marrëdhënien toksike të çiftit dhe nga e gjithë kjo dramë publike poshtëruese”- është shprehur një burim për “The Sun”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka bërë me dije…