Shqetësime për ujin e pijes në disa fshatra të Deçanit, merren mostrat për analiza

15 maj 2022 | 23:12

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije me anë të një komunikate se me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes në disa fshatra të Deçanit.

Kjo është bërë pas shqetësimeve të ngritura për turbullim të ujit si pasojë e të reshurave.

MSh-ja ka theksuar se nuk ka vend për shqetësim dhe se për dy ditë do të jenë të gatshme analizat bakteriologjike të mostrave

Gjithashtu, MSh-ja ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm edhe me IKShPK-në edhe me Zyrën rajonale të IKShPK-së në Pejë dhe me Ministrinë e Ekonomisë – dikasterin përkatës qeveritar, që i mbulon ndërmarrjet e ujësjellësëve.

“Nuk ka vend për shqetësim, MSh-ja është në komunikim të vazhdueshëm me instancat përkatëse. Nesër, bashkë me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, zyrtarë të MSh-së do të jenë në Pejë, tek qendra rajonale e IKShPK-së dhe në Deçan, ku do të takohet me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues tëv QKMF-së atje”, ka njoftuar kjo ministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te rinjët shqiptar duket se po zhvillojne aftesitë e tyre…