Shqipëri – Katar, miqësorja e tretë e nëntorit për Kombëtaren e Shqipërisë

28 tetor 2022 | 14:33

Shqipëria do të luajë miqësoren e tretë në muajin nëntor përveç atyre ndaj Italisë (16 nëntor) dhe Armenisë (19 nëntor) të zyrtarizuara tashmë prej disa ditësh.

Departamenti i komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FShF) ka bërë me dije se Kombëtarja shqiptare do të përballet me Katarin në ndeshjen që do të luhet më 9 nëntor në Marbella të Spanjës. Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:30.

Të dyja federatat kanë arritur marrëveshjen për këtë miqësore dhe kanë zyrtarizuar akordin për atë që do të jetë përballja e tretë në histori në mes të dy vendeve. Dueli i parë në mes të Shqipërisë dhe Katarit është luajtur në maj të vitit 2012 dhe miqësorja e luajtur në Madrid ka përfunduar me fitoren 2-1 të kuqezinjve me golat e shënuar nga Elis Bakaj dhe Erion Bogdani.

Sfida e dytë ka qenë ajo e luajtur më 22 maj 2016 në Austri, një nga testet e fundit para pjesëmarrjes së Shqipërisë në finalet e “Euro 2016”. Miqësorja ishte ë mbyllur me fitoren 3-1 të përfaqësueses shqiptare me golat e realizuar nga Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe Armando Sadikut.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje do të jenë nga kampionati shqiptar, ashtu siç ka ndodhur në miqësoren me Arabinë Saudite. Ky test do të jetë një jetët mundësi shumë e mirë për të testuar dhe për të parë në aksion elementët e spikatur të kampionatit shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bekim Çollaku Në kohën më të errët të historisë…