Shqipëri: Opozita sërish në protestë

07 korrik 2019 | 22:25

Liderët e opozitës në Shqipëri Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë ftuar qytetarët në një protestë masive në Tiranë.

Ata kanë thënë se nuk do të ndërmarrin asnjë hap prapa deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha betejën e opozitës e ka quajtur përballje me qeverinë kriminale.

“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, ka shkruar Basha në Facebook.

Edhe kryetarja e Lëvizjes për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë thirrje nëpërmjet Facebook-ut që të bëhen të gjithë bashkë “për një Shqipëri evropiane”

“Ky është momenti për një shtet me institucione të forta që garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin dhe të ardhmen e të rinjve, familjeve, bizneseve shqiptare. Nesër të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!”, ka shkruar Kryemadhi në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datë 29 maj në lumin Danub u përplasën 2…