Shqipëria dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

31 mars 2023 | 12:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të premten se shteti shqiptar dhe Bullgaria kanë nënshkruar marrëveshjen për sigurimet shoqërore.

Rama ka thënë se marrëveshja në fjalë rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet.

“Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është diskutuar shumë herë nëse banorët që bëhen pjesë e…