Shqipëria dhe Kosova prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët (Video)

26 maj 2020 | 17:32

Shqipëria dhe Kosova prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët, për të gjithë të huajt që duan të dinë diçka më tepër për historinë, kulturën, bukuritë natyrore dhe vendet atraktive, ku mund të argëtohen dhe të pushojnë.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit në Qeverinë e Shqipërisë, Blendi Klosi publikoi sot pamje të atraksioneve turistike të të dy vendeve duke ftuar turistët t’i shijojnë ato. “Nëse keni shpirtin e eksperiencës, nëse ju pëlqen të zbuloni kulturat e lashta dhe dëshironi të gjeni veten në mes të një natyre përrallore e ende të pazbuluar, të shijoni një ushqim të mrekullueshëm, duam t’u mirëpresim në një natyrë të paprekur e të egër prej 39 635 km2”, thuhet në videon e publikuar nga ministri Klosi.

“Vendet tona”, thuhet më tej në video, “nuk kanë industri të mëdha dhe nuk ka asnjë McDonald. Është mallkim, apo bekim?”

“Harrojeni rregullin, lëreni pas ritmin e qyteteve të zhurmshme, shmangni radhët e gjata të turistëve, ejani të përjetoni vendet unike që ofrojnë vendet tona”,  është ftesa për turistët e huaj.

(A. M/ Epoka e re)

Shqipëria dhe Kosova ?? ?? si një destinacion turistik i përbashkët, për të gjithë të huajt✈️ që duan të dinë diçka më tepër për historinë?️, kulturën, bukuritë natyrore?️ dhe vendet atraktive ?ku mund të argëtohen dhe të pushojnë. #respektojmërregullat?#smilealbania??? #visitalbania

Publiée par Blendi Klosi sur Mardi 26 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë që kur…