Shqipëria ftesë Kosovës për t’u bërë pjesë e projektit të portit të lundrueshëm të gazit në Vlorë

20 maj 2022 | 14:45

Ministrja e Shqipërisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pritur në Prishtinë në një takim nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Balluku përmes një njoftimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka treguar se shkëmbyen mendime sa i takon masave të marra nga të dyja qeveritë për përballimin e krizës energjetike, e cila ka prekur të gjithë botën.

Ajo ka thënë se Rizvanollin e ka njoftuar me projektin e qeverisë shqiptare për portin e lundrueshëm të gazit në Vlorë, duke ftuar që pjesë e këtij projekti rajonal tashmë të bëhet edhe Kosova, si dhe me projektin për ndërtimin e HEC Skavicës.

“Dy vepra të rëndësishme me impakt jo vetëm në Shqipëri, por edhe me gjerë. Shprehëm angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, jo vetëm në energjetikë”, ka shkruar Balluku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndarja e reperit, Don Xhoni nga modelja ruse, Ariana Lirey,…