Shqipëria i vjen me këngë surprizë odës së Ramë Bislimit (video)

17 prill 2022 | 19:56

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, ka pritur në odën e tij në Kosovë miq nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët iu bashkuan kësaj ndeje me rastin e promovit të këngës për gjyshin e tij Ramë Bislimi.

Oda e Ramë Bislimit është ndërtuar në vitin 1890, por që me fanatizëm familjarët e tij, trashëgimtari Sali Bislimi, e ka ruajtur traditën shqiptare, mikëpritjen në odë.

Sali Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falendëruar për këtë suprizë, për këngën për gjyshin e tij, Shqipërinë dhe legjendën e folklorit Gjon Frroku dhe të tjerët mysafirë të pranishëm.

Postimi i plotë i Bislimit:

Faleminderit Shqipëri, faleminderit Mirditë, Faleminderit Televizionit Shqiptar TVSH. I dashur legjenda e folklorit z. Gjon Frroku, Gjon Dedaj, miku im i çmuar Ambasadori Gjergj.
Faleminderit që na erdhët me kengën surprizë për familjen tonë, këngën për kryplakun tonë Ramë Bislimi, që me krenari dinjitet në të gjitha kohërat i ka qendruar drejt çështjes tonë të kombit.
Me këngën biblike, kushtrimit për Dardaninë na keni bërë me emocione.
Do të vazhdojmë të betuar si gjatë gjithë historisë të bëhemi Gardian të kombit dhe vlerave Europiane të saj!
Një mijë herë Faleminderit!!!

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup shqiptarësh janë përleshur me serbë, austriakë, afrikanë, sirianë…