Shqipëria importon 28.9 milionë euro rrymë për një javë

14 shtator 2022 | 14:43

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar energjinë elektrike deri në datën 18 shtator. Sipas të dhënave të tenderit, Korporata Elektroenergjitike ka blerë një sasi prej 58,660 MWh me një çmim mesatar prej 494,20 Euro. Pas një stabilizimi për disa ditë, çmimi i energjisë elektrike i është rikthyer rritjes në bursë.

Gjatë së hënës një megavat orë në oraret e pikut ka arritur deri në 520 euro ose rreth 100 euro më shumë. Vetëm për ditët e para të muajit shtator në total është blerë rreth 60 mln euro energji elektrike.

Për shkak të prodhimit të lartë të energjisë në Fierzë dhe thatësirës, niveli i ujit ka pësuar rënie të ndjeshme. Sipas të dhënave zyrtare të KESH aktualisht niveli rezulton 267 metra duke pësuar në rënie me 3 metra brenda një jave.

Ky nivel rezulton nën mesataren historike për këtë periudhë por reshjet e rëna së fundmi kanë shtuar prurjet në Kaskadë. Në liqenin e Fierzës dhe të Komanit kanë arritur përkatësisht në 100 dhe 120 m3 në sekondë.

Që prej muajit gusht niveli i Fierzës ka pësuar një rënie me më shumë se 14 metra ndërsa rezerva energjetike pothuajse është përgjysmuar.

Qeveria ka hartuar një paketë për të përballuar krizën energjetike dhe që prej 1 tetorit të gjitha familjet që tejkalojnë fashën 800 KëH në muaj do ta paguajnë atë me 42 lekë.Po ashtu ministria ka nisur edhe një fushatë të gjerë sensibilizuese për të kursyer energji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa gra kanë vendosur që të tregojnë mesazhet që ish-mësuesit…