Modelja e famshme zbulon si ish-mësuesi i shkroi mesazhe ngacmuese

14 shtator 2022 | 14:42

Disa gra kanë vendosur që të tregojnë mesazhet që ish-mësuesit e tyre u kanë dërguar pasi janë larguar nga shkolla për herë të fundit. Bisedat e papërshtatshme ishin të gjitha nga burrat dhe disa nga edukatorët, të cilët u bënë edhe abonentë në faqet “OnlyFans” të ish-nxënësve të tyre.

Por jo vetëm kaq, pasi kishte nga ata që pyesnin nëse studentet e tyre të dikurshme tani ishin “mjaft të rritura” për të shkuar për një pije në një bar.

Është kaq e frikshme! Modelja e famshme zbulon si ish-mësuesi i

Prandaj këto gra kanë folur për përvojat e tyre të pakëndshme me burra që dikur kishin autoritet mbi to.

Sekreti i mësuesit

Bridget Malcolm është një modele e “Victoria’s Secret”, e cila ka rreth 362,000 ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Por para se të bëhej një modele e suksesshme, ish-mësuesi i saj i muzikës filloi t’i dërgonte mesazhe të papërshtatshme. Mesazhet e shkëmbyera mes Briget, tani 30 vjeçe dhe mësuesit 53-vjeçar, Aurello Gallo, janë bërë publike pas një hetimi.

Gjithçka nisi në korrik të vitit 2007 kur ai i shkroi Malcolm: “Sinqerisht ju uroj një Krishtlindje të sigurt dhe të shenjtë si dhe një Vit të Ri të veçantë. Meqenëse ra fjala, faleminderit për urimin e ditëlindjes. Me dashuri z. Gallo, më falni e kam fjalën për zotin Gallo”.

Është kaq e frikshme! Modelja e famshme zbulon si ish-mësuesi i

Ai vazhdoi të qëndrojë në kontakt pasi ajo la shkollën, duke i shkruar në shkurt të vitit 2009: “Gëzohem që dëgjoj që po kujdeseni dhe po ndërgjegjësoheni për njerëzit. Lajmi i dorës së dytë ishte mirësjellja e [emri i një mësuesi tjetër], e cila më tha se ajo foli me ty për një orë dhe më informoi për fotot “topless” të cilat padyshim nuk më ke dërguar!!! Pse jo, mund të pyes!”.

Modelja australiane ka punuar për Ralph Lauren dhe Stella McCartney, e ka treguar se është “ende në shok”.

Gallo ndërkohë iu pezullua licenca pasi Bordi i Regjistrimit të Mësuesve të Australisë Perëndimore arriti në përfundimin se ai kreu “sjellje të pahijshme serioze”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv, Kim Kardashian ka postuar në “Instagram” disa fotografi…