Shqipëria këtë vit po ofron risi në turizëm

10 gusht 2018 | 08:09

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se vetëm në muajin korrik mbi njëmilion shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri, duke shënuar rritje rekord prej 19përqindësh në krahasim me korrikun e vitit 2017.

këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Klosi ka pohuar se këtë vit Shqipëria ka sjellë risi tek të gjitha zonat turistike.

Ai ka treguar se është bërë mobilizim i madh te pikat e kalimit kufitar për t’i lehtësuar hyrjet, kurse në trafik për t’i lehtësuar lëvizjet dhe për të parandaluar aksidentet.

Ndërkaq në plazhe thotë se kanë arritur një transformim radikal të situatës së sigurisë.

Pavarësisht prej përmirësimeve që janë bërë në turizëm, Kolosi ka thënë se janë të vetëdijshëm se duhet bërë edhe më shumë për të arritur në nivelin maksimal të potencialit turistik që ka Shqipëria.

Ai ka bërë me dije se të hyrat e siguruara nga turizmi janë rritur për 10 për qind. 

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit dominon në listën e prezantuar nga UEFA,…