Shqipëria merr udhëheqjen e Këshillit të Sigurimit, Osmani uron Begajn dhe Ramën

01 shtator 2023 | 11:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar fat të mbarë homologut të saj nga Shqipëria, Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama në udhëheqjen e presidencës në Këshill të Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ajo ka thënë se është një kohë kyçe për paqen dhe sigurinë dhe se është e nevojshme që të jenë bashkë.

“Suksese presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, misionit të Shqipërisë në OKB me marrjen e Presidencës së KS të OKB-së nga Shqipëria. Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiza Gega vijon të shkruaj me “germa të arta” historinë…