Shqipëria në udhëkryq (a)historik

24 qershor 2019 | 15:17

-Në Shqipëri po ndodhë një “përleshje asimetrike”, e akterëve politikë

Fadil Maloku

1. Për mua ajo çka po ngjanë aktualisht në Shqipëri, është dhe ka të bëjë me fenomenin sociologjik, që njihet dhe shquhet si “ballafaqim apo përleshje asimetrike”, e dy akterëve politikë (PS-së dhe PD-së) në një skenë të brishtë politike.

2. Them kështu, edhe për shkak se është një luftë e pakompromis (për “jetë a vdekje”!?) midis palëve në konflikt, fuqia relative politike e të cilëve, pra strategjia apo taktika i dallojnë shumë. Por, jo edhe një ballafaqim ofertash të reja, për mirëqenien dhe konsolidimin e sundimit të ligjit, pluralizmit të ideve, zhvillimin ekonomik të vendit, zbutjen e papunësisë, reduktimin e arratisjes masive, etj. Pra është një tensionim i rivalëve të pabarabartë, që kanë ideologji dhe koncepte diametralisht të kundërta për diskursin dhe proceset demokratike, në Shqipëri. Opozita, është duke përdorur këto taktika;
– Ambientet e hapura për të demonstruar revoltën qytetare;
– Kohen, që mund të ndërlidhet me afrimin e datës se votimit, por jo edhe zgjedhjeve;
– Befasinë, fakti se qeveria nuk e ka të njohur fare planin operacional të opozitës;
– Përgjimet dhe skandalet, që i publikoj Bild-i, dhe aferat tjera korruptive për vjedhjet industriale të votës në zgjedhjet e kaluara. Pra si shihet opozita, është duke përdor një gamë “efektesh kolaterale”, që nënkupton vetëm viktimizim dhe alarmim të skajshëm sociopolitik, të vetës së saj…

3. Nocioni i “përleshjes asimetrike” përfshin edhe shumë terma shumë më të hollësishëm, se kaq. Midis tjerash edhe;
– Bojkotimin e afishuar nëpër gjitha mediumet sociale;
– Përleshjen e përditësuar me policinë e shtetit;
– Pengesat e vëna nëpër shkolla, ku supozohet të mbahen votimet, e jo zgjedhjet e lira;
– Premtimin kokëfortë të kryeministrit kontravers dhe përgjegjësit kryesor në kaosin e ndodhur shqiptar, për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë politikan nuk i ka mbrojtur më shumë se politikani…