Shqipëria ngritët, Kosova bie në renditjen e FIFA-s

14 shtator 2023 | 10:59

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-s të publikuar pas përfundimit të dy ndeshjeve të muajit shtator.

“Dardanët” barazuan 2:2 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, teksa humbën me rezultat 2:0 ndaj Rumanisë në Bukuresht.

Kosova tani renditet në vendin e 111-të nga e 109-ta.

Në anën tjetër, Shqipëria ka ngritje në rankimin e Shtëpisë Botërore të Futbollit.

“Kuq e zinjtë” janë të renditur në vendin e 62-të nga e 65-ta.

Skuadra e Sylvinhos, pati paraqitje të jashtëzakonshme në dy ndeshjet e shtatorit.

Shqipëria barazoi 1:1 me Çekinë derisa fitoi kundër Polonisë me rezultat 2:0.

ShqipëriaKosova ranking

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një katërshe e gjyqtarëve shqiptarë do ta ndajnë referimin për…