Gjyqtarë shqiptarë për herë të parë në histori do të referojnë në Champions League

14 shtator 2023 | 10:57

Një katërshe e gjyqtarëve shqiptarë do ta ndajnë referimin për herë të parë në fazën e grupeve të Champions League.

Enea Jorgji me asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj dhe gjyqtari i katërt Florian Lata do të drejtojnë ndeshjen Young Boys-RB Leipzig.

Kjo përballje do të zhvillohet më 19 shtator në stadiumin “Stade de Suisse Wankford” të Zvicrës.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me…