Shqipëria për herë të parë dërgon një ekip komando në Kosovë

22 maj 2020 | 18:37

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka bërë me dije se për herë të parë do të dërgojnë të shërbejë në KFOR në Kosovë një ekip Komando.

“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë”, ka thënë ajo.

Ministrja Xhaçka ka pohuar se stërvitjet kanë vazhduar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër Covid-19.

“Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë”, ka shkruar Xhaçka në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i vettingut në sistemin gjyqësor është parakusht thelbësor për…