Shqipëria përmendet sërish nga zyrtarët rus, Medvedev: Europa me valë krimi më të keqe se ajo shqiptare

18 prill 18:17

Shqipëria përmendet sërish nga zyrtarët e Rusisë. Dhe ashtu si herët e kaluara, jo për mirë. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cili është zëvendësdrejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ironizoi me deklaratën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, se shteti rus do të falimentojë për punë ditësh nga pamundësia për të paguar borxhet e tij.

“Po ramë ne, bie dhe Europa”, shkruan zyrtari në një reagim në telegram lidhur me efektet e sanksioneve ndërkombëtare.

“Presin një mirënjohje të fuqishme nga europianët e thjeshtë për hiperinflacionin, që nuk mund t’i atribuohet më rusëve të këqij, për mungesën e produkteve bazë në dyqane dhe për fluksin e refugjatëve, që do të provokojë një valë krimi të dhunshëm më keq se ai shqiptar. Atëherë tezet dhe dajat e Brukselit do të duhet të ndryshojnë retorikën e tyre”, deklaroi Medvevev.

Ai paralajmëroi se “në rrugët e qyteteve europiane të rregulluara mirë, zjarret me aromë gomash do të digjen për nder të heronjve të Ukrainës”. Medvedev akuzoi liderët europianë se kanë ëndërruar çdo natë për rrënimin e Rusisë. “Kjo është ajo që ata duan fshehurazi natën! Kjo është strategjia e thellë e Bashkimit Europian, plani sekret i mazokistëve nga Brukseli dhe partnerëve të tyre në lojërat nga përtej oqeanit”, shtoi ish-kreu i Kremlinit.

Medvedev pretendoi ndër të tjera se sistemi financiar IBE-së nuk është dhe aq i qëndrueshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard…