Shqipëria rrënoi në 04.30 të mëngjesit Teatrin Kombëtar

17 maj 2020 | 09:32

Pas dy vjetësh rezistencë qytetare, në orët e para të mëngjesit të sotëm është shembur objekti i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Në videon e publikuar nga “Shekulli” shfaqen pamjet nga ora 04:30 e mëngjesit, kur fadroma e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit shkallmon pjesën ballore të Teatrit Kombëtar, më pas atë Eksperimental.

Pas zbrazjes nga gardëroba dhe rekuizitat të godinës, fadromat vijuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele prishjen e pjesës së mbetur të godinës.

Forca të shumta të policisë rrethuan zonën duke nxjerrë nga teatri një pjesë të aktorëve që ishin brenda. Kujtojmë se aktorët deklaruan dje se kishin sinjale se godina do të shembej natën, kësisoj u vendosën brenda saj.

Policia ka rrethuar të gjithë perimetrin e Teatrit duke mos lejuar afrimin e qytetarëve në perimetrin e vendosur. Raportohet se ndaj aktorëve policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe disa prej tyre janë shoqëruar në polici.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë papritmas, pas një sulmi kardiak, Sylë Zhitia,…