
SHQIPËRIA, SHBA, ALI AHMETI DHE BALLKANI I HAPUR
Ismet Sylejmani
Është më e pakta mbështetja ndaj qëndrimit të Udheheqesit të popullit shqiptar Ali Ahmeti në mbështetje të Ballkanit të Hapur, të cilin e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes, BE dhe Shqipëria!
Në Samitin Ballkani i Hapur në Ohër, e shikuam dhe e degjuam me zë dhe me figurë përkrahjen, të cilën e dëshmoi me prezencë fizike dhe me deklaratë për media të shkruara dhe elektronike Ambasadori Amerikan në Serbi Shristopher R. Hill dhe përfaqësuesi e i derguari special i Amerikes për Ballkanin Gabriel Escobar!
Kërkesa dhe sygjerimi per pjesmarrja në Ballkanin e Hapur të Kosovës, nga ana e pjesmarrësve të Samitit dhe Amerikës dhe së fundi edhe e Liderit shqiptar Ali Ahmeti, është e drejtë dhe duhet të ndodhë, por jo pa e njohur Serbia Kosovën shtet Sovran dhe të Pavarur, pra ashtu sikur kanë kërkuar Shtete e Bashkuara të Amerikës me herët, sikur edhe Kancelari i Gjermanise Olaf Scholz në vizitën e Tij Beograd, por edhe tash se fundi edhe Rezoluta e Parlamentit Europian per njohje të ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë!
Të gjithë e dijmë se Ballkanin e Hapur e ka përkrahur por edhe e mbështetë aleati ynë i madh Amerika dhe Nëna Shqipëri!
Aty ku është Shqipëria Nënë, aty ku është aleati ynë i madh Amerika dhe aty ku është themeluesi i tri Ushtrive Çlirimtare Ali Ahmeti, aty duhet të jetë edhe Kosova!
Mbështetja dhe kërkesa e Shqipërisë ndaj Kosovës për pjesmarrje në Open Ballkan, është mbështetje e kërkesë e Nënës!
Mbështetja dhe kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës për pjesmarrje në Open Ballkan, është mbështetje e kërkesë e Aleatit më të madh, i cili gjatë luftës së UÇK-së, me 732 aeroplanë bombardues e bombardoi Serbinë për ta çliruar Kosovën nga dhuna serbe!
Mbështetja dhe kërkesa e Ali Ahmetit ndaj Kosovës për pjesmarrje në Open Ballkan, është mbështetje e kërkesë e njërit prej bijëve më të mëdhenj, i cili tërë jetën e Tij ia ka kushtur luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Prishtinë, 14 Qershor 2022!