Kastrati i PDK-së: Me sakatu Kosovën si Kurti e Osmani nuk kanë ditur as Rrahman Morina e Sejdo Bajramovići

14 qershor 2022 | 22:12

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, thotë se si kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani që po e sakatojnë Kosovën, nuk ka ditur as Rrahman Morina e Sejdo Bajramović, shkruan GazetaBlic.

Kastrati përmes një postimi në Facebook ka radhitur disa pika, ku sipas tij, Kurti e Osmani po godasin Kosovë.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

SERBIA PO JA KA LAKMI SE SI PUSHTETI I KURTIT E OSMANIT PO E SHKATËRROJNË KOSOVËN ME AQ LEHTËSI
Kështu si pushteti i Kurtit e Osmanit me sakatu Kosovën në tê gjitha rrafshet e mundshme nuk kanë ditur as Rrahman Morina e Sejdo Bajramović.
1.
NË RRAFSHIN E JASHTËM
Kurti e Osmani refuzojnë çdo iniciativë e projekt që përkrahet nga fuqia providenciale për shqiptarët siç janë SHBA-të, si: Marrëveshja e Washingtonit, gazi, etj. Rrjedhimisht, Shtëpia e Bardhë ja ka vendos dryrin këtij pushteti e fatkeqêsisht kështu po dëmtohet Kosova;
2.
NË RRAFSHIN E BRENDSHËM
Çmimet hava ndërsa disa mikroorganizma politik të patrajtë si çifti i Hekuran Muratit nuk rrisin pagat, nuk aprovojnë TRUSTIN, nuk hjekin përkohêsisht akcizën në naftë dhe kështu e nëpërkëmbin fëlliqt dinjitetin e qytetarit;
3.
AFERAT KORRUPTIVE DERI NË GJAKDERDHJE FINANCIARE
* 150 milion në energji;

* Miliona kontrata njê burimore te ministria e Liburnit e Hysenit;
* Afera e ”JARANAVE” në po të njëjtën ministri;
* Martin Berishaj 600.000;
* Marrëveshje 1 milion në Ministrinë e Gërvallës duke thyer brutalisht disa ligje;
* Marrëveshje në Ministrinë e Kulturës ku motra i jep motrës 335.000 euro;
* Baballarët në komisione në KEK punësojnë fëmijët e tyre;
etj,
etj,
etj.
4.
Për të mos mjaftu kjo çifti i Mimoza Kusarit qê deri tani i ka shëtit shumicën e partive në Kosovë dhe e cila në politikë ka përmbajtje aq sa ka një stoli bredhi, sot provokon e ofendon rëndê UÇK-në kinse duke pyetur ” Listën Serbe” a do dalin në protesta të veteranëve;
5.
Kaq nuk ju mjafton dhe disa çoban të opozitës në komunën e Prishtinës nën urdhërat e Qeverisë e përzëjnë nga Prishtina Dua Lipën- YLLIN BOTËROR që ua zbardh fytyrën shqiptarëve. KJO NUK DO KOMENT;
Gjynah prej qytetarëve se këta po shihet që nuk kanë turp.
Me këta matrapazë, injorantë e fëmijë kopshtesh në pushtet Serbia nuk ka nevojë për potenciale shtesë për me shkatërru Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj i AAK’së, ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore pasi Kuvendi…