Shqipëria sonte zhvillon ‘finalen’ ndaj Turqisë

11 tetor 2019 | 11:18

Kombëtarja e Shqipërisë të enjten ka mbërritur në Stamboll ku do të luajë ndaj Turqisë për eliminatoret e “Euro 2020”, një sfidë kjo që është përkufizuar nga kuqezinjtë si një finale e vërtetë pasi mund të jetë përcaktuese për ecurinë e skuadrës kuqezi në këtë fushatë kualifikuese.

Objektivi i Shqipërisë për këtë ndeshje pa dyshim është marrja e një rezultati pozitiv për t’i rritur shanset e një kualifikimi të mundshëm.

Përballja që zhvillohet sonte do të jetë përballja e 12 në mes të Turqisë dhe Shqipërisë me skuadrën turke që ka një avantazh të lehtë me 5 fitore, kundrejt 4 të kuqezinjve, ndërkohë që 2 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Sfida e fundit mes tyre ishte ajo e 22 marsit, pikërisht për kualifikueset e “Euro 2020” me Turqinë që fitoi me rezultatin 2-0.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre vite më parë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosën…