Shqipëria sonte zhvillon miqësore ndaj Kilit

22 mars 2024 | 11:34

Shqipëria, me në krye timonierin brazilian, Sylvinho, do të sfidojë të premten mbrëma në Parma kombëtaren e Kilit, miqësorja e parë e kuqezinjve përpara fillimit të “Euro 2024”.

Ky është një test tepër i vështirë për Shqipërinë, pasi Kili është një kombëtare shumë e fortë dhe cilësohet mbi nivelin mesatar. Kili ka një skuadër shumë të fortë, të shpejtë dhe e vendosur mirë në pozicion taktik, duke spikatur shpeshherë edhe në Kupën e Botës apo në Kupën e Amerikës.

Në fakt, Kili duket si kundërshtari i parë serioz për skuadrën e Sylvinho, dhe kështu tekniku brazilian nuk do të provojë shumë lojtarë të rinj apo taktika të ndryshme.

Sylvinho thuhet se do të përdorë në këtë përballje miqësore formacionin e tij 4-2-3-1. Formacioni i mundshëm i Shqipërisë nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga ai i eliminatorëve. Ndryshimi i vetëm mund të jetë ai në krye të sulmit, ku Sylvinho pritet t’i besojë Armando Brojës, dhe Mihaj në mbrojtje.

Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjta. Strakosha do të jetë titullar në portë, pasi Berisha la stërvitjen para pak ditësh i dëmtuar. Mbrojtja klasike me katër do të përbëhet nga Mitaj-Gjimshiti-Mihaj-Hysaj. Përpara mbrojtjes pritet të jeta Asllani me Ramadanin, ndërsa pas Brojës pritet të jenë Seferi-Bajrami-Asani.

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kilit do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, sfidë e cila do të startojë në orën 20:45, mbrëmjen e së premtes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia kufitare inicion tri raste, arreston një person për falsifikim…