Shqipëria U-21 e shpall listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Kosovës

05 nëntor 2021 | 15:56

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Sllovenisë dhe Kosovës.

Këto sfida luhen më 12 dhe 16 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Shqipëria sfidën e parë e luan ndaj Sllovenisë në udhëtim kurse në 16 nëntor përballet ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.

Shqipëria pas tetë ndeshjeve të zhvilluara ndodhet e treta në Grup me 11 pikë. Austria zë pozitën e dytë me 12 sosh kurse tabelës i prinë Anglia me 18 pikë. Kosova ndodhet e parafundit me 6 pikë, dy më shumë se Andorra që ndodhet e fundit.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrahim Hashimi është i ftuar përsëri nga Gjykata Speciale në…