Shqipëria U21 miqësore kundër Italisë më 11 shtator

17 prill 2018 | 14:54

Kombëtarja shqiptarja e futbollit mosha U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve fqinj të Italisë.

Federata shqiptare e futbollit ka gjetur akordin së bashku me homologen e saj italiane për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator 2018, në shtetin italian, ku në ditët në vijim do të përcaktohet orari dhe data e kësaj përballjeje. Kuqezinjtë pikërisht në muajin shtator kanë të programuar edhe një ndeshje të vlefshme për eliminatoret, Spanjë-Shqipëri me 6 shtator. Në datën 11 shtator futbollistët e teknikut Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj “axurrëve” dhe më pas do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21. (TCH)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Raportin e Operatori…