Shqipëria, vend tërheqës për investime nga hoteleritë spanjolle

09 shtator 2019 | 17:58

Hoteleria e Majorkës, e shqetësuar nga rënia e të ardhurave nga Karaibet në vitet e fundit, ka kthyer sytë kah Shqipëria, ku qeveria ka futur stimuj tatimorë për investimet e huaja për zhvillimin e turizmit, shkruan revista spanjolle “Majorca Daily Bulletin”.

Muajin e kaluar kishte pasur një seri kontaktesh mes përfaqësuesve të hotelerisë dhe Qeverisë së Shqipërisë. Të drejtuar nga “Iberostar”, grupe të tjera të hotelerisë, përfshirë “Viva” dhe “MAC. Jet2”, ishin gjithashtu të ftuar për të parë për krijimin e linjave në mes të  Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Presidenti i “Iberostar”, Miguel Fluxa, ka deklaruar në mars, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, se grupi i tij do të investojë 300 milionë euro gjatë pesë vjetëve të ardhshëm për krijimin e gjashtë hoteleve me nga 3 000 dhoma. “Melia” ishte ndër grupet e para mes hotelerisë spanjolle që lëvizën dhe do të ketë dy godina kur të hapet “Melia Tirana” në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka botuar hartat turistike…