Shqiponja arrin fitore të madhe ndaj Prishtinës

06 nëntor 2023 | 11:01

Shqiponja ka shënuar fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielën, skuadra gjakovare fitoi në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultat 37:32.

Me fitore, Shqiponja doli në vendin e katërt me tetë pikë. Ishte fitorja e katërt për këtë skuadër. Prishtina renditet e gjashta me katër pikë. Ka dy fitore e katër humbje.

Thamires Victoria Nascimento udhëhoqi Shqiponjën me dhjetë gola të shënuar. Prishtinës nuk i kryen punë nëntë golat e Enea Ajvazit.

Ndërkohë Samadrexha nuk ka lejuar befasi ndaj Kastriotit. Ka fituar me rezultat 34:27. Rabia Oz i shënoi 11 gola për samadrexhaset. Tetë gola për skuadrën ferizajase i kishte Verona Muhaxheri. Samadrexha ka katër fitore e dy humbje. Me tetë pikë mban pozitën e pestë. Kastrioti mbetet me dy pikë në vendin e shtatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…