Shqiptarët bojkotojnë me Vuçiçin, kutitë e Luginës bosh

03 prill 21:57

Numër i vogël i shqiptarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës në Serbi gjatë së dielës. Megjithatë ata që votuan thonë që po zhvillojnë luftë me asimilimin.

Nga listat e votuesve janë larguar rreth 6 mijë shqiptarë për shkak të pasivizimit të vendbanimit. Në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Serbisë, shqiptarët bojkotuan këto të fundit. Ata nuk morën fletëvotimin për president. Kjo për shkak se sipas tyre kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata.

Nëpër qendrat e votimit në Preshevë e në Bujanovc, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare u pa një numër i vogël i qytetarëve tek votonin, rreth 20 përqind e atyre të regjistruar. Derisa, u tha se pasivizimi i vendbanimeve të tyre po ndikon që të ketë më pak votues e u ftuan të votojnë masivisht.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi garuan me dy lista në zgjedhjet parlamentare, atë të Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar me në krye Shaip Kamberin dhe Alternativën e Shqipërim Arifit. Lista e Kamberit bojktoi votimin për president, ndërkohë që Arifi votoi edhe në zgjedhjet presidenciale.

Shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e ushtruan të drejtën e votës, serbët e Kosovës u organizuan e me autobus udhëtuan për më serbi për të votuar në zgjedhjet parlamentare e presidenciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 41-vjetorin e demonstratave të…