Shqiptarët e Kosovës drejt bregdetit, radhë kilometrike në Morinë

12 shtator 2020 | 09:03

Mëngjesi i kësaj të shtune shënoi një tjetër rekord fluksi të kalimeve në Morinë.

Më shumë se 15 mijë qytetarë me automjete personale dhe autobusë, kaluan kufirin drejt bregdetit vetëm brenda dy orësh.

Shqiptarët e Kosovës po e shfrytëzojnë këtë fundjavë për ta mbyllur sezonin e pushimeve, pasi të hënën nisi edhe mësimi në shkolla.

Vargu i mjeteve zgjatej për kilometra të tëra, ndërsa policia punoi me procedurë të përshpejtuar./abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua që pretendon se një përdhunues që përdor aplikacione…