Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin nga kryeministri Kurti t’i përfshijë në dialog

20 prill 2021 | 21:51

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu ka folur për pritjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Kërkesat e qytetarëve të Luginës janë të shumtë në numër, por në veçanti e kemi kërkesën që edhe ne të përfshihemi në dialogun me Serbinë. Resursi më i rëndësishëm është resursi njerëzor”, ka thënë Musliu në RTV Dukagjini.

Musliu thotë se Qeveria Kurti 1 kishte bërë disa hapa në drejtim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve të Luginës.

“Qeveria Kurti 1  ka ndarë 500 mijë euro për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka deklaruar ai.

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit thotë se momentalisht problemi më i madh i shqiptarëve në Bujanoc është pasivizimi i adresave nga ana e autoriteteve shtetërore serbe.

Sipas Musliut edhe mosnjohja e diplomave vazhdon të mbetet një tjetër problem i këtyre banorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se…