Shqiptarët e Zvicrës kërkojnë çerekfinalen

03 korrik 2018 | 12:12

Katër shqiptarët që e përfaqësojnë Zvicrën, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili, sot (e martë) kërkojnë kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kundërshtare e Zvicrës është Suedia, e cila nuk ishte llogaritur favorite për ta kaluar fazën e grupeve, por e bëri një gjë të tillë duke dalë e para në Grupin F, para Meksikës, Koresë së Jugut dhe Gjermanisë.

Ndërkohë, Zvicra e nisi mirë këtë kampionat, duke luajtur fillimisht baras me Brazilin (1-1), kurse më pas e mposhti Serbinë me dy golat e shqiptarëve Xhaka-Shaqiri, në fund fitoi edhe ndaj Kosta Rikës. Në ndeshjen ndaj Suedisë që fillon nga ora 16:00, kapiten i Zvicrës do të jetë Valon Behrami.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj…