Shqiptarët janë shembull i integrimit dhe shërbimit në komunitet

07 shkurt 2020 | 10:30

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndruar në New Jersey, në pritjen e organizuar nga Shoqata Shqiptaro Amerikane për Zbatim të Ligjit.

Ai ka thënë se shqiptarët janë shembull i integrimit dhe shërbimit në komunitet.

“Shoqata që përfaqëson me qindra shqiptarë që shërbejnë në agjencitë e zbatimit të ligjit si FBI, Polici, Marshall e Zjarrëfiksa, ata që sakrifikojnë jetërat e tyre për të mirën e komunitetit, më nderoi me ftesë. Ishte kënaqësi të jesh pranë aq shumë shqiptarëve që janë personalitete të respektuara e që me punën e tyre sigurojnë sundimin e ligjit”.

“Në këtë pritje, bashk me Z. Burim Zhuta, Presidentin e Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në New Jersey, njohëm punën dhe sakrificën e secilit zyrtar të zbatimit të ligjit. Respekt për kontributin dhe përkushtimin”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar që më 15…