Shqiptarët punonin me pasaporta bullgare te punëdhënësi kosovar- Detaje të reja nga aksidenti tragjik në kantierin e Hamburgut

02 nëntor 2023 | 16:06

Mediat gjermane zbulojnë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë në punë të ndodhur në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut të hënën e 30 tetorit, ku humbën jetën disa shqiptarë dhe një punëtor tjetër mbeti i plagosur, transmeton albinfo.

Policia në fillim kishte deklaruar se viktimat ishin bullgarë, por më pas korrigjoi informacionin, duke thënë se katër nga pesë viktimat e aksidentit ishin shqiptarë.

Referuar departamentit të zjarrfikësve, pas 35 orësh arritën të shpëtonin punëtorin e pestë të mbetur në rrënoja gjatë mbrëmjes, i cili u dërgua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën pas aksidentit të hënën. Sipas raportimeve, gjendja e tij është ende në koma.

Viktimat janë:

Zorba, 31 vjeç nga Elbasani,

Xheka, 35 vjeç nga Dibra,

Rr. Hoxha, 33 vjeç, nga Kukësi,

Ndërkohë personi i katërit është po ashtu nga Mati, identiteti i të cilët ende nuk është zbuluar.

Nga ana tjetër, A. Visha nga Mati, 33-vjeç, është në koma në spitalin gjerman, gjendja e të cilit është ende në rrezik.

Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi, shtetas kosovar, punonin në të zezën.

Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur nga Gjermania, besohet se tashmë ka ikur nga shteti gjerman.

Hetimet

Ende është e paqartë përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Senatori i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote (SPD) shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, transmeton tutje albinfo.ch.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjithë të afërmit e viktimave”, shkroi ai në platformën X (ish Twitter). Në të njëjtën kohë, ai ka falënderuar edhe shërbimet e urgjencës. Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë që ndodh në punë në Hamburg.

Çdo punëdhënës në Gjermani nuk guxon të punësojë punëtorë të huaj në mënyrë ilegale. Dënimet shkojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë euro, nëse një puëtor kapet në të zezën.

Dhe, veç kësaj, atyre do t’u bëhet nga një ndalesë prej dy deri në pesë vjet, pa të drejtë pune si kompani dhe si individ, në raste të veçanta, sikurse ky i lartpërmenduri, i cili edhe pas vuajtjes së dënimit, nuk ka të drejtë të hyjë më në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Angli kanë shpërthyer ndaj Manchester United, që ditën e…