Shqiptari diplomon në ShBA, suksesin ia dedikon UÇK-së

07 qershor 2021 | 16:31

Flamur Ballazhi përmes një postimi në “Facebok” nder tjera ka thënë se dy ditë janë me të lumtura të jetës se tij, dita kur ka dal UÇK-ja publikisht dhe sot diplomimi im në Universitetin e Illinois në ShBA!

Shkrimi i plotë i Ballazhit:

Falënderimi i takon Zotit, krijuesi i gjithësisë i tokës, qiellit, krijuesi i qenies me te mire në tokë njerëzimit! Sot një dite e veçantë, një ditë plot diell!

Pas një rrugëtimi të gjatë por të sigurt drejt një të ardhme dhe suksesi, një ditë e begatë por ndjehem i sigurt dhe i privilegjuar se një ditë do të jem aty ku në mënyrë meritokratike arrita të jem aty ku jam sot! Diplomimi Universitar dhe pas Universitar në Shkencat Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Diplomaci dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Verior të Illinois!

Dy dite me të veçanta që kam pasur ne jetën time janë sot, betimi i bijve dhe bijave me të mira kryengritja e UÇK-së duke e mbrojtur vatanin nga pushtuesit shekullor isha shume i ri ne moshe, por shume i zjarrtë në përkrahjen e UÇK-së që solli Lirinë për gjeneratat që do të vinin pas!

Falënderoj familjarët e mi që ishin të zjarrtë dhe ishin prezent me mua sot dhe dua të ju them të qëndrojnë kokë lart dhe krenar se do të vijnë ditë më të mira për shqiptarët! Falënderoj stafin e Universitetit Verior të Illinois, Presidentin z.Lisa Freeman, doktorë profesorët, njëkohësisht Prof. Kheang Un dhe Prof. Scot Schraufnagel në Departamentin e Shkencave Politike për motivimin dhe përkrahjen e tyre te pa krahasuar dhe te pazëvendësueshme.

Ndjehem i privilegjuar që jam në shtetin me të fuqishëm në rruzullin tokësor SHBA-në, që më japin cdo mundësi te realizoj ëndrrën amerikane dhe zotohem se do t’i mbrojë interesat amerikane dhe njëkohësisht edhe ato shqiptare kudo që të jem!

Vendi 06/06/2021 Dekalb, SHBA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema është njeriu i momentit në Francë. U rikthye…