Shqiptari ther me thikë nënën në natën e Vitit të Ri

02 janar 2022 | 08:41

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në natën e ndërrimit të motmoteve në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një i ri shqiptar e ka ther me thikën e kuzhinës nënën e tij.

I dyshuari i identifikuar si Emiliano Domi, 25 vjeç fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por që më pas ishte arrestuar nga policia.

Ndërkaq gruaja 54 vjeçare sipas raportimit të mediave ishte dërguar në spital.

Ajo ka deklaruar se ishte sulmuar papritmas nga djali i saj.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.

Sipas autoriteteve 25 vjeçari shqiptar kishte pasur edhe raste të tjera të dhunës, përcjell Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe…