Shqiptohen 1 mijë e 261 gjoba në komunikacion dhe konfiskohen 17 patentëshoferë

24 janar 2022 | 12:02

Gjatë javës së kaluar, duke u bazuar në masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës kundër Covidit, Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, gjegjësisht stacionet policore: Prizren, Prizren Veri, Suharekë, Dragash dhe Mamushë kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e këtyre masave.

Sipas policisë, gjatë javës se kaluar janë shqiptuar gjithsej 1 261 tiketa të kundërvajtjeve të ndryshme  në komunikacion si dhe janë konfiskuar 17 patentëshoferë.

“Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar njësitet e stacionit policor ne Prizren kanë realizuar gjithsej 38 urdhëresa, ku 38 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dalë…