ShSKUK-ja njofton për gjendjen e pacientëve të infektuar me Covid

18 maj 2021 | 15:23

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit të punës për datën 18 maj 2021, janë të hopsitalizuar 271 persona.

“157 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. 14 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 190 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK janë të shtrirë 153 pacientë:

9 pacientë janë në gjendje të rënduar
86 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
113 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 55 pacientë
Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 14 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 118 pacientë:

5 në gjendje të rënduar
71 të konfirmuar pozitivë
77 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 25 pacientë
Spitali i Gjakovës, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 31 pacientë
Spitali i Gjilanit, 23 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…