Shtabi Emergjent në Podujevë paralajmëron lehtësimin e masave anti-Covid

16 prill 2021 | 19:16

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga Covid-19 ka mbajtur takim, në të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale me pandeminë, dhe propozimin për lehtësimin e masava të fundit të ndërmarra nga Qeverisë së Kosovës.

Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, të udhëhequr nga nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, ajo i informoi anëtarët e shtabit se gjatë takimit online me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, një ditë më herët kanë diskutuar për lehtësimin e masave të fundit anti-Covid dhe rihapjen e sektorit të gastronomisë dhe bizneseve.

Ndërsa, epidemiologia Bedrie Rama tha se situata me pandeminë është e menaxhueshme dhe se javën e fundit kemi një rënie të lehtë.

Ajo tha se tani në Komunën e Podujevës janë 3,748 persona të shëruar nga coronavirusi, 359 persona janë aktivë dhe 56 persona nuk i kanë mbijetuar këtij virusi.

Sa i përket gjendjes në arsim epidemiologia Rama tha se aktualisht janë tre nxënës të infektuar me Covid-19 dhe 11 mësimdhënës.

Epidemiologia Rama informoi edhe rreth fillimit të vaksinimit kundër Covid-19 në QKMF, që ka filluar nga data 6 prill, me vaksinimin e personelit shëndetësor, kurse aktualisht janë duke u vaksinuar personat e moshës më të shtyrë.

Togerja Antigona Çitaku – shefe e Operativës në Stacionin Policor në Podujevë, tha se policia është duke aplikuar planin operativ për zbatimin e masave mbrojtëse kundër Covid19.

Togerja Çitaku tha se gjatë periudhës së ndërmarrjes së masave të fundit anti-Covid nga Qeveria e Kosovës, janë shqiptuar gjithsej 334 gjoba për mos bartje të maskës dhe mosrespektim të orës policore.

U.D i Drejtorisë së Inspeksionit, Bahri Selimi, tha se gjatë periudhës së ndërmarrjes së masave të reja, inspektorët vazhdimisht kanë qenë vazhdimisht në teren së bashku me Policinë. Ai tha se gjatë kësaj periudhe inspektorët kanë shqiptuar 10 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid.

Drejtori Selimi tha se masat e fundit kundër Covid-19 janë respektuar edhe në administratën komunale, duke reduktuar stafin nëpër dikastere – drejtori.

Nënkryetarja Lahu bëri apel tek anëtarët e shtabit që edhe pas lehtësimit të masave kundër coronavirusit, të vazhdojnë me angazhimin e tyre për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në…