Shtatë ekipe kalojnë në fazën e eliminimit direkt në garat evropiane

15 dhjetor 2023 | 10:39

Futbolli italian po përjeton një moment magjik, pasi Serie A shkon me shtatë ekipe në fazën me eliminim direkt në të gjithë turnet evropianë.

Pas Interit, Napolit e Lazios në Ligën e Kampionëve, në Ligën e Evropës kaluan më tej Roma dhe Atalanta, ndërsa i bashkohet edhe Milan.

Në Ligën e Konferencës vijon më tej Fiorentina. Për momentin, duke iu referuar renditjes aktuale të UEFA, Italia qëndron në vendin e parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia dhe Spanja

Premierliga ka pësuar një rënie të ndjeshme pasi ishullorët humbën dy ekipe në Ligën e Kampionëve dhe në Evropë, Manchester United dhe Neëcastle United mbyllën grupet respektive në vendet e fundit.

Spanja, në Champions humbi vetëm Sevillan, që e mbylli e fundit në grup, ndërsa Gjermania humbi Union Berlin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,…