Shtatë gola në ndeshjen Osasuna – Sociedad

22 dhjetor 2019 | 15:57

Shtatë gola janë shënuar në ndeshjen mes Osasunas dhe Real Sociedadit, kurse fituese doli skuadra mysafire me rezultat 3-4.

Shënues për fitoren e Sociedadit ishin Mikel Oyarzabal, Portu, Martin Odegaard dhe Alexander Isak. Ndërsa për vendasit dy gola i realizoi Ezequiel Avila dhe një tjetër e shtoi Aridane Hernandez. Nga minuta e 72-të, Facundo Roncaglia i Osasunës u përjashtua me karton të kuq. Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj nuk u aktivizua farë në lojë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut dy ditët e fundit është goditur nga…