Shtatë persona  të lënduar në një aksident trafiku

30 prill 2018 | 23:13

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Skënderaj, konkretisht në fshatin Broboniq.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti,  në këtë aksident janë lënduar 7 persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin Rajonal të Mitrovicës. Zahiti ka thënë për “KosovaPress”, se në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ndërsa Policia ka dal në vendin e ngjarjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raportet me…