Shtatë persona të lënduar nga një aksident në Vranidoll

26 dhjetor 2020 | 23:31

Këtë të shtunë Kosova është zbardhur nga bora. Kjo ka bërë që rrugët të jenë më të rrëshqitshme duke krijuar aksidentet në komunikacion.

Si pasojë e një aksidenti në Vranidoll, janë lënduar shtatë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, bënë të ditur policia.

Sipas zëdhënëses së policisë Flora Ahmeti, në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në Vranidoll ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./telegrafi/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjenti i dyfishtë i epokës së Luftës së Ftohtë, George…