Shtatë shtëpi do të ndërtohen në Drenas për familjet në nevojë

26 gusht 2019 | 13:57

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me organizatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht me hoxhën Halil Kastrati, për ndërtimin e shtatë  shtëpive për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej 5 000 euro, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve.

Ndërtimi i shtëpive për familjet ne nevojë do të fillojë gjatë kësaj jave dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti.

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar hoxhën Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarisht, emri i Hisen Xhemailit tashmë është konfirmuar nga partia…