Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një aksident trafiku mes tri veturave në fshatin Zahaq, në magjistralen Pejë-Prishtinë, ka lënë shtatë persona të lënduar.
Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që përfshiu tri automjete në fshatin Zahaq, në magjistralen Pejë-Prishtinë, të martën pasdite.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin duke theksuar se shtatë të lënduarit janë transportuar menjëherë në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës, ku u morën në trajtim mjekësor.
“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Gashi.