SHTËPIA E LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS

12 shkurt 2022 | 17:39

Ismet Sylejmani

Ka ardhur koha që edhe Lëvizja Popullore e Kosovës ta ketë shtëpinë e sajë!
Duan apo nuk duan armiqtë, gojëkëqinjtë dhe kundërshtarët e Lëvizjes…,
Lëvizja Popullore e Kosovës duhet ta ketë shtëpinë e sajë, duhet të bëhet me adresë, sepse gjatë gjithë veprimtarisë së sajë, Ajo ishte pa adresë!
LPK shtëpinë e sajë duhet ta ketë në qendër të qendrës së Prishtinës, aty ku është Pralamenti e Qeveria, aty në zemër të Kryeqytetit të Kosovës!
Por njëra nga hallkat qendrore të kompleksit të sajë muzeal, që do të shoqërojë në të ardhmen shtëpinë muze të LPK-së, që do të shërbente si superfakt i dhunës dhe terrorit serb, do të duhej të ishte shtëpia famkeqe në Breg të Diellit e kriminelit Delibashiq, nga e cila legjenda thotë, se pati të shtëna me armë mbi demonstrues!
Nuk ka pasur shqiptar atdhetar e patriot, që ka bërë jetë të organizuar politiko-patriotike atdhetare, e që nuk e ka ditur për shtëpinë e zezë, nga e cila janë qëlluar demonstruesit, por edhe nga e cila kanë buruar vetëm të kqija për rrjetin organizativ ilegal atdhetar!
Rruga “Aleksander Gjorgjeviq” në Prishtinë, mbi Qendrën e studentëve, në të cilën ishte shtëpia e kriminelit Delibashiq, ishte shtëpia, nga e cila thuhej se përgjon policia sekrete e UDB-së dhe nga aty në çdo çast mund të dilte dikush dhe të të prangoste e të të sulmonte apo të të qëllonte me armë!
Nga frengjitë e asaj shtëpie janë goditur në turmë, studentetët demonstrues, bijtë dhe bijat e popullit shqiptar!
Ajo shtëpi tani e përgjithmonë do të duhej të ishtë pronë e memories kombëtare nga e cila u gjuajtën plumba e doli flakë mbi demonstruesit!
Lëvizja duhet ta ketë Shtëpinë e sajë, sepse ajo do të duhej të identifikohej në histori si Shtëpia e Lëvizjes…
LPK është Nëna e UÇK-së!
LPK është Nëna e UÇPMB-së!
Lëvizja është Nëna e UÇK-së!
Shtëpia e Lëvizjes, do të njihet në histori edhe si Shtëpia e Nënës që lindi tri ushtritë çlirimtare!
Nënëmadhja e Kombit, duhet ta ketë kulmin e saj fizik e historik mbi tokë!
Prandaj duhet ta kemi këtë Shtëpi të madhe, në të cilën do të vëndoset muzeu më i madhë i historisë së përpjekjeve dhe i luftës titanike për çlirimin nga Serbia pushtuese!
Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, duhet të përcaktojnë vendin dhe aty të ndërtohet objekti që në të ardhmen nga brezat që do të vijnë, të njihet si SHTËPIA E LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS!

Prishtinë, 12 Shkurt 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, dhe aksionari i…