Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi takojnë kandidatin për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviqin

12 shkurt 2022 | 17:34

Drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, dhe aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, takuan sot në Ulqin politikanin shqiptar, Dritan Abazoviq.

Ky i fundit, si lider i një koalicioni qytetar dhe partive të vogla, ka shumë gjasë të bëhet kryeministër i ri i Malit të Zi, pak ditë pasi e rrëzoi qeverinë ku e mbante postin e njeriut të dytë.

Lajmin për takimin e bëri të ditur vet Kelmendi, përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook.

“Takim miqësor me kryeministrin e ardhshëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me Shkëlqimin dhe Canin”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nominimet për gratë sipërmarrëse në 6 kategori biznesi, do të…