Shtesat për fëmijë, hapet aplikimi për të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2012

01 shtator 2022 | 14:14

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se shtesat për fëmijë do t’i përfitojnë edhe ata fëmijë që kanë lindur në vitin 2012. Aplikimi për të përfituar nga këto shtesa është hapur të enjten.

“Sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës. Aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën eKosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin e PDK-së për…