Shtetet ballkanike po ‘kallen’, Sllovenia po mbushet me borë
31 gusht 2020
| 21:50
Ndërsa një pjesë e Ballkanit po vlon nga i nxehti afrikan, ku temperaturat po arrijnë deri në 35 gradë celsius, në Slloveni ka nisur të bie borë.
Reshjet e borës kanë zbardhur sot Kredarica, një maje mali në Alpet sllovene.
Sipas mediave sllovene, reshjet e fundit vijnë për shkak të zhvendosjes së lëvizjes frontale dhe depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu i Evropës.




