Çitaku i reagon Aliut: Shtimja para 22 vjetësh ka qenë e robëruar

16 nëntor 2021 | 12:19

Kryetari i ri i Shtimes, Qemajl Aliu, pas fitores përballë Naim Ismajlit të PDK-së, ka deklaruar se kjo komunë përsëri është e lirë.

Ndaj këtij deklarimi të Aliut, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar, duke shtuar se kryetari aktual Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar.

“Jo kryetar. Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar. Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën.  Në Shtime ka ndodhur një rrotacion demokratik. Aq”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.

May be an image of 1 person and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ngushlluar familjen Hoti…