Shtohet frika që Evropë mund të rritet inflacioni

12 korrik 2022 | 11:52

Ministrat e financave të Eurozonës janë takuar për të diskutuar rritjen e inflacionit.

Inflacioni në rritje është “një fakt i jetës” i përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, ka thënë Sigrid Kaag, ministrja e Financave të Holandës.

“Nivelet e inflacionit sigurisht që do të jenë me ne në një nivel të lartë vitin e ardhshëm dhe ne duhet ta marrim këtë parasysh”, ka thënë Kaagu.

Disa kanë frikë se Evropa mund të hyjë në një recesion pasi lufta në Ukrainë rrit çmimet për energjinë, ushqimin dhe lëndët e para, raporton “Euronews”.

“Ajo që mund të ndryshojë situatën në të cilën ndodhemi dhe të na sjellë në një situatë më të vështirë ekonomike janë shkurtimet e furnizimit dhe mungesat reale të furnizimit”, ka thënë komisionari i BE-së për ekonominë, Paolo Gentiloni.

Për muaj të tërë BE-ja ka paralajmëruar vendet anëtare që të përgatiten për një mbyllje të plotë të furnizimit me energji nga Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shprehje thotë se “dashuria e vërtetë nuk njeh moshë”…