Shtyhen zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës

15 janar 2021 | 17:09

Klubi i Barcelonës ka shtyrë ditën e zgjedhjeve për president. Ky lajm vjen si pasojë e rritjeve të rasteve të shumta të infektimeve me koronavirus.

Në fakt qeveria spanjolle pas një takimi me drejtuesit e klubit “blaugrana” mori vendim ta shtyjë datën e zgjedhjes së presidentit të ri.

Dita e zgjedhjeve për presidentin më të ri të klubit “blaugrana” ishte e programuar të mbahej më 24 janar, por pas rasteve të shumta bëri që qeveria të reflektojë dhe të ulet në tryezë për ta shtyrë këtë datë dhe nuk dihet ende se kur do të jetë data tjetër e propozuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah…